DYLON

Akne në trup, këto janë këshillat e arta

Akne në trup, këto janë këshillat e arta
Avatar photo Elife Sherifi

Përsa i përket akneve në trup, këshilla më bujare që mund t’ju japim është të bëni një kontroll mjekësor te mjeku specialist.

Kështu do mund të identifikoni llojin e lëkurës suaj dhe se çfarë nevojitet saktësisht për shqetësimin tuaj. Mos harroni, aknet në trup mund të vijnë si pasojë e një çrregullimi hormonal ndaj zgjidhja e problemit mund të jetë shumë më e thellë se ç’duket.

1 Sapuni i zi afrikan është i përshtatshëm për çdo lëkurë dhe mjaft i pasur me antioksidantë. Ai gjithashtu redukton sasinë e yndyrës në trup dhe madje ndihmon në përmirësimin e ekzemës.

EkoHigjiena

#2 Thuhet se vaji i kamforit është miku më i mirë i kujtdo që ka një lëkurë të yndyrshme. Do të mundësojë vrasjen e baktereve që shkaktojnë krijimin e akneve. Ky vaj mund të jetë pak i ashpër për lëkurën e thatë ndaj përdoreni në mënyrë të moderuar.

#3 Produktet të cilat përmbajnë acid salicilik janë po ashtu të këshillueshme, shkruan anabel. Dermatologët thonë se acidi në fjalë mundëson një depërtim dhe pastrim të thellë të lëkurës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.