Nëse doni të luftoni plakjen me çdo kusht, atëherë konsumojini sa më shpesh këto ushqime:
Karota
Karota është një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe është gjithashtu shumë e domosdoshme.
Një studim i bërë nga Universiteti i Glasgout zbuloi se karotenoidet, që i japin karotave ngjyrën e tyre të ndritshme portokalli, mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.
Sardelet
Acidet yndyrore Omega-3 kanë përfitime të fuqishme, që lidhen me jetëgjatësinë, duke ndihmuar njëkohësisht në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Një ndër ‘burimet’ më të mira për t’i marrë këto komponime të mrekullueshme janë sardelet.
Çokollatë dhe një verë e mirë
Çokollata e mirë dhe vera e mirë janë dy nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, dhe për më tepër shkencëtarët së fundmi po thonë se përbërësit e çokollatës dhe verës mund të ndihmojnë që jeta juaj të zgjasë më shumë.
Ky ‘çift’ është një burim i madh i resveratrolit, një përbërës i fuqishëm që ‘zhduk’ plakjen qelizore. Për të marrë përfitimet e plota kundër plakjes sigurohuni që të konsumoni çokollatë ekstra të errët dhe verë të kuqe.