(2L ONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (13.08.2014 deri më 19.08.2014) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 46 aksidente trafiku, me një aksident fatal. Gjithsej janë shqiptua 798 tiketa gjobë për ata që kanë ra ndesh me ligjin në trafik.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 46 aksidente trafiku nga të cilat 15 me lëndime në njerëz dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime dhe nje aksident fatal.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 54 incidente të ndryshme, ka pasur 24 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 798 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/