(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në kuadër të aktiviteteve që kishin të bënin me 28 Nëntorin – Dita e Flamurit, ka organizuar edhe pritjet të shumta në kabinetin e tij. Në kuadër të, siç është shprehur ai, “Javës Kuq e Zi’, ai ka ndarë kohë edhe për më të vegjlit, për të ndarë gëzimin për këtë festë të madhe tek ne, në nderim të Flamurit Kombëtar. Edhe në këtë foto, kreu i komunës Haziri shihet i lumtur në prani të dy të vegjëlve, që po ashtu gëzimi për këtë ditë, shperfaqej edhe në fytyrat e tyre. /2L ONLINE/