Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të apo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit, ku mitrovicasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit.
Përballje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Prishtinasit janë liderë me 12 fitore dhe tri humbje, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 10 fitore dhe pesë humbje.
Të shtunën Bashkimi do të sfidohet nga Feronikeli. Sfida e fundit sjell edhe super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Pejës, që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor.
Java 18
E premte
17:00 Trepça – Lipjani
19:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
E shtunë
17:00 Bashkimi – Feronikeli
19:00 Rahoveci – Peja