Java e 17-të do të jetë e fundit për stinorin vjeshtor më Superligën e Kosovës në futboll, pastaj klubet do të shkojnë në pushim.
Diferenca e klubeve për secilën pozitë është tejet e ngushtë dhe akoma nuk mund të flitet për ekipin favorit kampion.
Një kampionat mjaft interesant, ku shumë skuadra po luftojnë për kreun, por edhe për të mos rënë nga elita.
Derbi i kësaj jave do të jetë në Gjilan, ku skuadra me këtë emër e pret Prishtinën. Lideri Ballkani do të udhëtojë në Vushtrri, në një ndeshje që mund ta kurorzojë si kampion vjeshtor.
Drita udhëton te 89-shi, ndërsa Feronikeli luan me Dukagjinin. Llapi do t’i mas forcat me Flamurtarin.