(2LONLINE) – Drejtues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik(DZHE), të Komunës së Gjilanit, bënë të ditur se janë ka punojnë në një mori projektesh. Ismail Januzi, drejtor i kësaj drejtorie, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se shumë shpejtë pritet të bëhet tregu i përbashkët i kafshëve me Komunën e Novobërdës. Sipas tij, nesër është paraparë takimI mes drejtuesve të dy drejtorive përkatëse dhe se kjo çështje tani më është e kryer.
Sipas tij, tregu i kafshëve që shfrytëzon Gjilani do të zhvendoset nga hyrja e Gjilanit përkatësisht që është tek Pasjaku, e do të kalojë në treg të përbashkët, që ndodhet në hyrje të Stanishorit të Novobërdës, e që ishte realizuar vite më parë fal ndihmës së ARC-së, organizatës amerikane, por se që nuk ishte vënë në funksion.
Përndryshe, Januzi tha se shumë shpejtë në Gjilan do të kemi edhe Panairin e promovimit të brendeve të prodhuesve vendor lokal. Ai tha se po bëhen përgatitjet për këtë panair që mëton të jetë tradicional dhe të përfshijë krejt këtë rajon.
Po ashtu Januzi tha se po punohet edhe në një projekt tjetër që ka të bëjë me subvencionim të interesit të kredive, projekt ky trevjeçar në vlerë prej 1 milion euro e nga i cili projekt pritet të përfitojnë agro dhe mikro-bizneset e komunës. Ai tha se janë duke shqyrtuar mundësitë me një bankë dhe po punohet në atë drejtim që kjo të jetësohet.
Januzi tha se janë duke punuar edhe në krijimi ne një ndërmarrje publike komunale-tregu, që përfshijnë tregun e gjelbër, të kafshëve dhe autotregun pasi është duke u punuar në drejtim të bërjes gati për procesim për Partneritetin Publiko-Privat (PPP). E po punohet sipas tij edhe te inkubatori i biznesit, që sipas tij nuk ka funksionuar ose ka funksionuar tejet keq dhe se po punohet rreth organizimit të Qendrës së bizneseve , përgjithësisht në ngritjen e performansës së këtij inkubatori që eshët ngarkuar me organizata të ndryshme duke e humbur edhe qëllimin për çka ishte themeluar.
Sipas Ismail Januzit, drejtor i DZHE-së, po punohet edhe në shumë projekte tjera, që janë duke u bërë përgatitjet për procedim të tyre për Partneritetin Publiko-Privat si për Palestrën e Sporteve, të dy çerdheve, njëra në Arbëri e tjetra në Dardani, pastaj të Tregut, e disa hapësira të tjera si dhe projekte konkrete. /2L ONLINE/