Januzaj, votohet lojtari i ri më i mirë Lojtari me origjinë Kosovare, Adnan Januzaj është votuar si lojtarë më i mirë nën moshën 20-vjeçare, teksa befasia është Sterling, i cili u votua i pesti. Një anketë e gazetës ‘Gazzetta Dello Sport’ që u votua nga të gjithë lexuesit, nxorri fitues Adnan Januzaj si lojtari më i mirë i ri në botë.
Vendin e dytë e zë mesfushori i Chelseat i huazuar tek Vittese, Lucas Piazon, i cili ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje. Gerard Deulofeu, i cili u huazua nga Barcelona tek Everton zë pozitën e tretë. Pozita e katërt i takon qendërmbrojtësit të PSG-së, Marquinhos. E befasia është se anësori i Liverpool, Raheem Sterling, i cili pozicionohet vetëm në vendin e pestë. Adnan Januzaj po kalon një formë tejet të mirë tek djajt e kuq në Angli dhe formën e tij e kanë shpërblyer tifozët, të cilët vendosën që ai të mbajë primatin si lojtari më i mirë i ri.