Jozyrtarisht konfirmohet zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje. Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).
KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq./koha.net/