Kryetari Haliti: 14 qytetarë vitias janë shëruar nga virusi pandemik COVID-19, megjithatë ju bëjë thirrje për kujdes dhe respektim të udhëzimeve të ekspertëve.
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se në këtë komunë janë 38 raste aktive me virusin pandemik COVID-19.
Ai shtoI se lajm i mirë është që dje janë shëruar nga ky virus 14 qytetarë të saj.
“ Gjendja me virusin pandemik COVID-19 në komunën e Vitisë është në kontroll. Lajm i mirë është që dje IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 14 qytetarë të komunës sonë. Urojmë që edhe qytetarët të tjerë të shërohen sa më parë”, u shpreh Haliti.
Megjithatë ai kërkoj nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e ekspertëve, të ruajnë distancën e të mos grumbullohen.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për vazhdimin e dezinfektimeve dhe klorifimit të hapësirave të ndryshme.
Në takim ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili ku është folur për bashkëpunimin e policisë me komunën në menaxhimin e situatës së krijuar nga gjendja e pandemisë.