KF Drita nga Gjilani ka kompletuar edhe dy transferet e radhës. Bëhet fjalë për lojtarët Kastriot Rexha e Bujar Shabani.
Për marrëveshjen me lojtarin Kastriot Rexha, në njoftimin e Dritës thuhet:
Duke synuar të kemi një ekip të konsoliduar dhe një repart sulmues të jashtëzakonshëm, sot kemi arritur marrëveshje me njërin nga sulmuesit më të mirë në Kosovë Kastriot Rexha.
Rexha ishte lojtar i FC Besa nga Peja.
Për marrëveshjen me lojtarin Bujar Shabani, në njoftimin e Dritës thuhet:
Sot është rikthyer në klubin e zemrës lojtari Bujar Shabani.
Shabani e ka treguar vetën shumë herë se është profesionist i vërtetë dhe lojtar shumë kualitativ.
FC Drita sipas marrëveshjes i ka përfunduar obligimet materiale ndaj”KF Feronikeli” për shkëputjen e kontratës.
Ne si klub e falenderojmë FC Ferionikelin për korrektësinë e treguar.
Merkato për ne nuk ka përfunduar…