DYLON

Viti: DSHPE me apel për parandalimin e zjarreve

Viti: DSHPE me apel për parandalimin e zjarreve
Avatar photo Redaksia

Duke pasur parasysh se jemi në sezonin e verës me temperatura të larta dhe në sezonin e Korrje-Shirjeve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ( DSHPE) e Komunës së Vitisë apelon të qytetarët e kësaj komune, që të shtojnë kujdesin në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjen nga zjarri.

Drejtori i DSHPE-së Nexhmedin Jakupi ka kërkuar që të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave ngase shpesh dalin nga kontrolli dhe shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve dhe pasurisë. Gjithashtu ai ka apeluar të mos ndizen hamullorët ( arat e korrura).

Gjatë korrje-shirjeve është kërkuar nga kombajneret dhe prodhuesit bujqësore që të aplikojnë masat për parandalimin e zjarreve.

EkoHigjiena

“Ju bëjmë me dje se zjarrvënie sanksionohet me ligj. Nëse jemi sy çel dhe vigjilent me veprimet e tona do të jemi kontribuues të mëdhenj në zvogëlimin e rasteve dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarri, andaj qytetarë të komunës së Vitisë kontribuoni në parandalimin e këtyre dukurive negative”, ka thënë Jakupi.

Ai ka ftuar qytetarët t’i lajmërojnë rastet e zjarreve në numrat pa pagesë:
112 (Qendra e Alarmit)
193 ( Shërbimi për Zjarrfikje dhe Shpëtim)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.