Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Zyra e Thesarit, e Komunës së Kamenicës, njofton se ka ekzekutuar pagesat për subvencione për nënat që lindin fëmijë.
Sipas këtij njoftimi janë ekzekutuar 23,200 Euro për 116 përfitues të cilët kanë aplikuar.
Ndër të tjera edhe pagesat tjera të cilat janë në proces do të përfundojnë së shpejti, thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të komunës së Kamenicës. /2LONLINE/