DYLON

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues të Këshillit të Evropës, diskutojnë për programin ROMACTED

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues të Këshillit të Evropës, diskutojnë për programin ROMACTED
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me koordinatoren e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Këshillit të Evropës, Tankut Soykan dhe bashkëpuntorët e tij, Sakive Jasharin dhe Besim Shkolillin.

I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth programit ROMACTED, program ky që ka për qëllim promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komunitetit rom në nivel lokal.

EkoHigjiena

“ROMACTED është program që implementohet nga zyrat e Këshillit të Evropës, në Shqipëri, BeH, Mal të Zi, Turqi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Njëra nga komunat e zgjedhura për implementim është edhe komuna e Kamenicës.

I falënderova për kontributin e dhënë, si dhe u tregova që jemi të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.  /2LONLINE/