“Në fshatin Drobesh të Vitisë, janë arrestuar katër të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë), bëhet e ditur nga raporti i policisë për incidentet kriminale në 24 orët e fundit.
Prokurori i shtetit e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.
Raporti i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/