Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka takuar sot zëvendësministrin e Ministrisë e Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.
Nënkryetari Jakupi ka falënderuar zv.ministrin Nitaj, duke thënë se në takim është diskutuar për procedimin sa më të shpejt të Vlersimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal.
“Sot isha në takim me zv.ministrin e MEA Muharrem Nitaj, të cilin e falënderoj për mikëpritjen. Me z.Nitaj diskutuam për VSM e Planit Zhvillimor Komunal. Po ashtu në këtë takim kemi diskutuar edhe mundësinë e vazhdimit të përkrahjes për Kamenicën në marrëveshjet e nënshkruara nga MMPH dhe Komuna e Kamenicës”, ka thënë ai.
Ndërsa zëvendësministri Muharrem Nitaj tha se kanë diskutuar edhe për bashkëpunime të reja ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si dhe Komunës së Kamenicës.
“Me nënkryetarin Jakupi sot folëm për planin zhvillimor të Komunës, i cili pritet të dalë së shpejti në diskutim publik dhe për aspekte të reja bashkëpunimi ndërmjet MEA dhe Komunës së Kamenicës”, ka thënë Nitaj. /2LONLINE.com/