Klubi i volejbollit KV DRITA – femrat, mbajti kuvendin zgjedhor ku besimi i plotë iu dha sërish presidentit, Jakup Shabani i cili sa ishte në krye të Dritës kishte shume suksese duke fituar shume trofe dhe duke bërë Dritën një ekip evropiane ku për dy vite falë angazhimit dhe dëshirës së, Shabanit, KV Drita e Gjilanit ishte edhe pjesë e garave Evropiane, Challenge Cup 2020 dhe CEV Cup 2021.
Gjithashtu gjate kohës së Shabanit si president, ekipi i Dritës arriti te mbledhë thuajse gjithë kombëtaren e Kosovës duke e bërë Dritën një ekip të frikshëm për kundërshtarët.
Pozita e Drejtorit gjithashtu iu besua prapë, Florent Haziri i cili së bashku me President Jakup Shabani ishte pjesë e sukseseve të njëpasnjëshme të Dritës.
Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm, në rolin e vëzhguesve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Presidenti, Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi dhe nga Komisioni për zhvillim pran FVK, Bahri Gjinovci.
Gjithashtu kuvendi u përcoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku në mbledhje ishte Armend Misini, zyrtare pran DKRS-së, së Gjilanit. /2LONLINE.com/