DYLON

Besnik Veseli zgjedhet kryetar i KV Drita – Meshkujt

Besnik Veseli zgjedhet kryetar i KV Drita – Meshkujt
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit KV DRITA  – Meshkujt mbajti kuvendin zgjedhor që nisi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Agim Ilazit, ish kryetar i KV Drita – Meshkujt.

Besimi i plotë për President të klubit nga të pranishmit iu dha Besnik Veselit i cili u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët në kuvend.

EkoHigjiena

Besnik Veseli merr përgjegjësitë e riorganizimeve në klub dhe investimeve për të rritur klubin në nivelet që meriton të jetë.

Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm në rolin e vëzhguesve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Presidenti Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe nga Komisioni për zhvillim pranë FVK, Bahri Gjinovci.

Gjithashtu kuvendi u përcoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku në mbledhje ishte prezent Armend Misini, zyrtarë pranë DKRS të Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.