Jakup Krasniqi: U arsimova për mësues, u detyrova të luftojë kundër Serbisë
Ka përfunduar seanca fillestare gjyqësore kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Krasniqi në fjalën e tij, ka mohuar të gjitha akuzat me të cilat është ngarkuar nga prokuroria e Speciales.
Krasniqi në fund të fjalës se tij, ka thënë se është arsimuar që të jetë një mësues, por është detyruar të luftojë kundër Serbisë.
“Jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar të luftojë kundër Serbisë. Ndaj njerëzve unë gjithmonë kam pasur qëndrim njerëzor”
“Keni proceduara që mund të jenë të përshtatshme për kriminel, por jo për mua. Pokororia e dinë se i kanë marrë edhe librat që kam shkruar. Unë vërtet i kam shkruar 15 libra dhe ndjehem shumë mirë, por ndjehem shumë keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe. Dhe po e përfundojë, as kaq parejëtsi sa me keni bërë nga ora 6:00 e 4 nëntorit deri më tani nuk e kam merituar. Askush nuk mund ta arsyetojë këtë padrejtësi”, ka thënë Krasniqi.
Jakup Krasniqi mohon të gjitha pikat e aktakuzës
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzë.
“Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë”.
“Nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe”, ka thënë Krasniqi para trupit gjykues në Gjykatën Speciale.
Krasniqi: Unë i kam dhënë zë luftës çlirimtare
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se gjatë kohës se luftës i ka dhënë luftës çlirimtare.
Krasniqi ka thënë se angazhimi i tij ka qenë publik gjatë gjithë kohës, ku puna e tij ka qenë e prezantuar edhe në gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.
“Nuk mbaj përgjegjësi të vetme. Dhe padrejtësia ndaj meje është tejet e madhe”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi: UÇK-ja ishte ndërmarrje e përbashkët çlirimtare
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ngritur ndaj tij.
Pala mbrojtëse tha se shumë shpejt do të bëjë kërkesë për lirimin me kusht të Krasniqit.
“Unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë”, ka pohuar Krasniqi gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara, ku u pyet nëse deklarohet i pafajshëm apo fajtor për krimet që rëndojnë ndaj tij.
Krasniqi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka bërë asnjë krim.
Ai ka thënë se Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe jo UÇK-ja e cila ka bërë luftë çlirimtare.
Krasniqi para se të deklarohej për aktakuzën mbajti një fjalim para gjykatës, ku tha se i është bërë një padrejtësi e madhe.
“Cilësimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e të shtetndërtimit të cilat i arritëm në bashkëveprim me Shtetet e Bashkuara, me vendet e Bashkimit Evropian, me NATO-n, me OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese”, ka thënë Krasniqi gjatë fjalimit para Gjykatës në Hagë, ku u pa se ishte i emocionuar.
Krasniqi u ankua edhe për trajtimin që po i bëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Unë jam arrestuar më 4 nëntor. Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë”, ka thënë ai.
Krasniqi në Speciale: Na quajtët ndërmarrje kriminale, kurrë në jetë s’kam trajtuar njeri siç më trajtuat mua
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.
Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”.
“Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje e përbashkët kriminale nuk ka asgjë më fyese”.
“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracisë”, ka thënë Krasniqi.