Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka përdorur shprehjen e njohur tashmë, për të pyetur se a “nuk po dh.. drejtësia nga përgjegjësit e saj”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
DREJTËSI TARAKE KJO E JONA
Një hallë në muajin e ramazanit po hante drekë. Njëri e pyeti: “A nuk po e mban ramazanin a”? Ajo u përgjigj: “ruana zot dinin”. “DIN TARAK PASKE MORI HALLË” u përgjigj tjetri!
Kështu si “dini” i hallës është bërë, Tarake edhe Drejtësia (gjyqësia) jonë. E cila për siguri e liron njeriun që ka vrarë njeriun, pa e dhënë verdiktin e saj Gjykata. Gjykatat lirojnë vjedhësit e parasë publike, në ndonjë rast as që merren me vjedhësit e parasë publike, siç ishte rasti me pasaportat. Lirohen Akredituesit që e shkatërruan Arsimin e Lartë vetëm për parat që i marrin nga Kolegjet Private. Lirohen e nuk ndiqen shkatërruesit e shëndetit publik?! Për korrupsion ndiqen ata që “korruptohen” me dy e dhjetë euro!?
A nuk po e dh… drejtësinë, përgjegjësit kryesor të saj?