Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, ka thënë se minoritetet të paktën edhe për një mandat duhet t”i kenë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
“Në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë kemi marr garantime se kjo çështje do të diskutohet. Ne parashtrojmë kërkesën që ulëset rezervuara të jenë të edhe për një mandat dhe ky nuk është kushtëzim”, ka thënë Jagxhillar në një intervistë në programin e mëngjesit në RTK.
Ai ka vlerësuar se një kërkesë e tillë nuk është e tepërt, pasi vazhdimi i ulëseve të rezervuara do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës. “Do të ishte e dobishme për Kosovën dhe zhvillimin e demokracisë që ulëset e rezervuara të vazhdojnë edhe për një mandat. Shpresoj se mund të gjejmë një zgjidhje, në mënyrë që ne të japim kontributin tonë në shtetndërtimin e Kosovës”, është shprehur Jagxhillar.