“Zgjedhjet e 3 nëntorit duhet të jenë të rregullta dhe të lira. Pa manipulime. Përndryshe Kosova mund të vuaj pasoja nga më të ndryshmet. Kështu ka thënë Ambasadorja amerikane në Kosovë,Trace Ann Jacobson, e cila insiston se çfarëdo manipulimi i zgjedhjeve është i papranueshëm.
Ambasadorja Jacobson ka tërhequr edhe vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa e kryer reformën zgjedhore do të ishte gabim dhe do të rrezikonte raportet e Kosovës me Perëndim.
“Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë se përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëher ka mundësi që BE-ja nuk do t’i njohë rezultatet e atyre zgjedhjeve si legjitime dhe ky do të ishte një problem i madh për Kosovën”, thotë Jacobson, shkruan Koha Ditore.