DYLON

Ka ardhur koha që Berisha të jetë titullar te Lazios

Avatar photo Redaksia

Duket se ka ardhur koha që Etrit Berisha të zë vend në formacionin kryesor të Lazios, ku u transferua gjatë verës nga elita e futbollit suedez, saktësisht nga skuadra e Kalmarit. Kjo pasi aventura e portierit kryesor, Federico Marchettit në Serie A me klubin romak është në përfundim.

Sipas mediave italiane, në adresë të Lazios kanë ardhur oferta nga klubet e Premierligës angleze, të cilat duan t’i sigurojnë shërbimet e Marchettit. Sipas ‘4-4-2’, Manchester City është i gatshëm të shpenzojë shumë para për ta blerë kartonin e Marchettit, për t’i bërë konkurrencë portierit aktual, Joe Hart,shkruan orainfo

EkoHigjiena

Anglezët janë të gatshëm t’i shpenzojnë 14 milion euro në këtë operacion, gjë që vështirë se do të refuzohet nga Lazio, e cila në bankinë e ka portierin shumë cilësor, Etrit Berishën. Ky i fundit pa problem mund ta mbroj portën e romakëve, të cilët me qëllim e kanë blerë reprezentuesin kualitativ të Shqipërisë për të përfituar para nga shitja e Marchettit. Kështu që, nga janari, Berisha pritet të jetë titullar në Lazio.