Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt.
Ndër tjerash, u miratua vendimi për sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit paraprak për targat ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës;
– Duke filluar nga data 1 nëntor e deri më 21 nëntor, do të zbatohet masa e dhënies së vërejtjes;
– Nga data 21 nëntor dhe deri më 21 janar 2023 do të zbatohet masa e gjobitjes;
– Nga 21 janari 2023 dhe deri më 21 prill 2023 do të vendosen targa provuese për automjetet me targa ilegale;
– Dhe pas datës 21 prill 2023 veturat me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nuk do të kenë mundësi që të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/