DYLON

Kuvendi komunal i Vitisë diskutoi për pasqyrat financiare në periudhën janar-shtator 2022

Kuvendi komunal i Vitisë diskutoi për pasqyrat financiare në periudhën janar-shtator 2022
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot seanca e nëntë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën ishin paraparë të diskutohen disa pika të rendit të ditës, e ku temë më e diskutueshme ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2022.

Fillimisht këshilltarët komunal kanë parashtruar pyetje para se të fillohet me pikat e rendit të ditës, me që rast janë përgjigjur drejtorët e drejtorive komunale dhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Ndërkaq në këtë seancë u aprovua edhe miratimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit UBT dhe Komunës së Vitisë për hartimin e hartës zonale të Komunës së Vitisë.

Pastaj propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-110/05-110, të datës 01.02.2022, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan dega në Viti, propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-110/05-1067 të datës 28.09.2022, për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën kadastrale në Viti, Radivojc dhe Sllatinë, si dhe propozim vendimi për shqyrtim publik të projekt Planit Zhvillimor Komunal të komunës së Vitisë 2022-2030. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.