Për shkak të dobesimit
Tek një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri tek mbledhja e kilogrameve të tepërt. Ditët e ftohta nënkuptojne edhe konsumim të ushqimit kalorik, ndersa periudha e festave të fundvitit shpesh nënkupton edhe ngrënie të tepërt. Çaji i gjelbër është zgjidhje e shkëlqyer, sepse zvogëlon apetitin dhe nxitë punën e metabolizmit, që është hapi i parë kah ruajtja e peshës trupore të shëndetshme.
Për shkak të forcimit të imunitetit
Hulumtimet kanë treguar që çaji i gjelbër ka veti antiinflamatore dhe antivirusale të cilat pengojnë krijimin e gripit dhe ftohjeve. Nëse pini çaj të gjelbër çdo ditë, madje qysh pas ditës së gjashtë rreziku nga krijimi i gripit dhe ftohjes do të zvogelohet dukshëm.
Për shkak të lirimit nga stresi
Kafja për shumë njerëz është ritual i mëngjesit, pa të cilën nuk munden. Megjithatë, sasia e tepërt e kafeines mund të shkaktojë anksiozitet, stres dhe vështiresi me gjumin. Pikërisht për këto arsye çaji i gjelbër është zgjedhje më e mirë, sepse ka më pak kafeinë se kafja, dhe në të njeëtën kohë ndikon për qetësim.