Një reagim argëtues ai i një prej fëmijëve, që shoqërojnë si gjithnjë zbritjen në fushë të ekipeve, në rastin konkret të Realit të Madridit dhe Sevillas, të cilët do të përballeshin më pas për finalen e Superkupës së Europës.
Në Kardif, të gjithë sytë ishin tek idhulli uellsian Gareth Bale dhe, kur një prej admiruesve të tij të vegjël kuptoi që ai ishte pikërisht pas shpinës së tij, ka vepruar si të kishte ndodhur diçka e pabesueshme.