Autoritetet komunale të Gjilanit kanë bërë me dije se të dielën (30.08.2020), nga ora 06:00 deri në ora 19:00, do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet, nga semaforët e deri tek rrethrrotullimi afër Sahat Kullës.
“Arsyeja e ndalimit të qarkullimit në bulevardet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, është asfaltimi i rrugës, që është projekt i madh i zgjerimit”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE.com/