DYLON

Lutfi Haziri lavdëron SC Gjilanin për përfaqësim dinjitoz, dënon aktin e djegies së flamurit të Greqisë

Lutfi Haziri lavdëron SC Gjilanin për përfaqësim dinjitoz, dënon aktin e djegies së flamurit të Greqisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka lavdëruar SC Gjilanin për përfaqësim dinjitoz në ndeshjen e mbrëmshme kundër Apoel Nicosia.

Njëkohësisht, Haziri ka dënuar aktin e djegies së flamurit të Greqisë, pas ndeshjes, nga disa individë.

“I uroj lojtarët e SC Gjilanit dhe udhëheqësinë e klubit për përfaqësim dinjitoz, të cilët na kanë bërë krenarë me lojë dhe disiplinë. I uroj suksese klubit në ndeshjet e ardhshme, vendore e ndërkombëtare. Njëkohësisht, e dënoj aktin e djegies së flamurit të Greqisë, pas ndeshjes nga disa individë”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.