/2L ONLINE/ – Këshilli Drejtues i Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2017, përkatësisht Grupi i Punës për pjesën letrare të këtij Manifestimi, në përbërje Xhevat Latifi, Fatushe Haliti e Sabit Rrustemi, sipas ftesës publike të Komunës së Gjilanit, në cilësinë e organizatorit, shpallur në dhjetor të vitit 2016, vlerësoi krijimet e konkurentëve për Orën e madhe letrare “Pena e Flakës” dhe, vendosi që, këta 25 poetë nga treva të ndryshme të trojeve shqiptare, të garojnë më tutje për Çmimin “Pena e Flakës” 2017.
PËR ÇMIMIN ”PENA E FLAKËS”, GAROJNË:
Agron TUFA (Dibër – Tiranë )
Arsim HALILI ( Bujanoc )
Avni RUDAKU ( Gjilan )
Belfjore QOSE (Tiranë)
Demir BEHLULI ( Gjilan )
Elida RUSTA ( Bajram Curri, Shkodër )
Emë IMERI (Skënderaj )
Entela KASI ( Korçë – Tiranë)
Helenë HALILAJ ( Tiranë )
Fahredin SHEHU ( Rahovec )
Fatime KULLI ( Durrës – Shkodër)
Gentiana RAMADANI ( Kumanovë )
Linditë RAMUSHI DUSHKU ( Gjilan – Tiranë )
Lisandri KOLA ( Shkodër )
Manjolla BRAHAJ ( Tropojë )
Nuhi SADIKU ( Shtime )
Odise PLAKU ( Tiranë )
Rabije BYTYÇI ( Prizren )
Ragip SYLAJ ( Therandë )
Rexhep HASANI ( Shtime)
Sadije ALITI ( Tetovë )
Sadik BEJKO ( Tepelenë – Tiranë )
Sarë GJERGJI ( Viti )
Selvete ABDULLAHU ( Gjilan )
Sinan SADIKU (Dardanë )
Zeqir FAZLIU ( Gjilan )
Sipas Sabit Rrustemit, anëtar i Këshillit Drejtues të Manifestimit, pjesë e përzgjedhur e Listës ishin dhe dy poetë , Gëzim Muçolli ( Itali) dhe Edonë Haliti (Zvicër) por, në pamundësi për të qenë të pranishëm në Gjilan, më 30 janar 2017, u zëvendësuan me dy krijues të tjerë nga Gjilani.
Megjithatë, krijimet e tyre do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës AGMIA, bashkë me krijimet e shpërblyera të Konkursit letrar dhe të Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”.
Paraqitja e poetëve në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, e cila kësaj here i përkushtohet figures madhore të kryetrimit për pavarësinë e shqiptarëve, Idriz Seferit,në 90 vjetorin e vdekjes, do të bëhet sipas renditjes alfabetike, ka bërë të ditur Rrustemi.
Sipas tij, juria letrare që do bëj vlerësimin dhe përzgjedhjen e poezisë më të mire të Manifestimit, bëhet publike në fillim të Orës së madhe letrare, më 30 janar 2017, ora 16:00, në Sallën e KK të Gjilanit, që ndodhet afër Teatrit të Qytetit. /2L ONLINE/