Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gilan ka prezantuar sot listën me emrat e 38 kandidatëve për asamblenë komunale, të cilës i prin kryetari Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se kjo përbërje është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit.
“Ky është përfaqësimi më i mirë i mozaikut qytetar të Gjilanit. Mbështetja ndaj këtij ekipi do të thotë mbështetje për përfaqësim të të gjithë qytetarëve pa dallim, të të gjitha grupmoshave, gjinive, ekonomive private, arsimit, shëndetësisë, rinisë, sportit, kulturës e zhvillimit lokal ekonomik. Na priftë e mbara!”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/