Në kuadër të garës së Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e rezultateve për nivelin shkollor, në komunat e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të përpunuara, që vijnë direkt nga shkollat, KNKRS bën shpalljen e rezultateve edhe për Gjilan.
Komuna e Gjilanit 759 fitues.
Ndryshe, për herë të parë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreativet në njërën na fushat e caktuara si: Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.