DYLON

Haziri viziton punimet pas asfaltimit të pjesës së parë të Rrugës së Kumanovës

Haziri viziton punimet pas asfaltimit të pjesës së parë të Rrugës së Kumanovës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit është në përfundim e sipër të ndërtimit të fazës së parë të Rrugës së Kumanovës, e cila përfshinë të gjitha elementet përcjellëse.

Gjatë vizitës së këtij projekti, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, theksoi se rëndësia e kësaj rrugë është se e lidhë Gjilanin me Kumanovën.

“Ne po punojmë në lotin e parë që përfshinë kanalizimin, tretmanin e ujërave atmosferik, troturaret, por edhe rrugët anësore. Shpresoj që ky pesë kilometërsh i Rrugës së Kumanovës e integron infrastrukturën regjionale me atë ndërkombëtare, përkatësisht Gjilanin e lidh me Kumanovën. Kjo rrugë po ndërtohet me mbështetje të organizatës zvicerane DEMOS si rezultat i performancës së lartë të Komunës së Gjilanit për çka i falënderoj shumë, sikurse edhe qytetarët për lojalitetin në pagesën e taksave komunale”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se pjesa e parë, e cila ka gjatësi prej 850 metrave dhe përfshihen edhe rrugët anësore, kap vlerën e 315 mijë euro.

“Edhe dy fazat tjera të kësaj rruge janë tenderuar dhe është bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës. Faza e parë do të kryhet shpejtë, ndërsa dy pjesët tjera në vitin 2020 dhe 2021, sepse janë të ndara 800 mijë euro. Ky segment i rrugës do të liroj shumë qarkullimin e automjeteve në pjesët tjera, sidomos në lagjen “Arbëria” e cila është e stërngarkuar’, theksoi Korça.

Përndryshe, organizata zvicerane DEMOS dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë shpërblyer Gjilanin me 205 mijë euro grant për performancën e lartë të vitit 2016 dhe me këto mjete, plus bashkëfinancimi i Komunës, po ndërtohet pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës.