Autoritetet policore për mes një njoftimi kanë bërë me dije se për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta.
Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapësirës për mbarëvajtje të manifestimit.
Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/