Linditë RAMUSHI DUSHKU
Editor: Sabit Rrustemi
Redaktore : Orjona Tresa
Piktura në ballinë: Agron Saliu
Boton: shtëpia botuese “Beqir Musliu”
Eva vjen për të thënë se asnjë mëkat nuk ka gjini. Ai vjen dhe frymohet nga qenia njerëzore si burim herë shkatërrues e herë çlirues. Eva thotë se shkatërrimi vjen nga brendësia jonë, nga ajo çfarë situata dhe koha na ka krijuar. Fati saj i keq e vë atë përpara një ndodhie që më pas ia shkatërron rrjedhën e jetës normale.
E dhunuar seksualisht, fillimisht nga uniformat e ushtirsë serbe gjatë kohës së luftës, pastaj nga i fejuari dhe larguar nga rrethi i ngushtë i familjes, shtyrë nga shoqëria, e kthejnë atë në një Evë, që hakmarrja kundrejt gjinisë së kundërt do t’ia shuante asaj etjen për tu ndjerë e çliruar nga ankthi, dhe për ta mbytur traumën e marr nga ajo ngjarje në një det lojërash që ajo ka vendosur të kthej si bumerang kundrejt tyre, duke i trajtuar të “poshtëruar” gjatë aktit seksual, sikur i quan ajo, burrat.
Për tu thënë atyre se forca e dhunës është e pa gjini dhe e pa matshme, duke i lënë ata në një pozitë të pa pritur, të fyer dhe poshtëruar seksualisht nga ajo. Eva tregon se, atë çfarë jemi ne si gra, nuk na e cakton pozitën se ku jemi asnjë burrë përderisa kemi mendje, shkollim dhe aftësi të njëjta, për më tepër që jemi i njëjti lloj, qenie njeri.
Eva nxjerrë tërë dhimbjen e saj para lexuesit, se çfarë do të thotë të jesh “njëra nga ato”, kur ajo e merr guximin në një moment të jetës së saj ta tregoj atë të vërtetë para dhjetëra e pastaj miliona njerëzish.
Eva, nuk është vetëm një protagoniste e kësaj historie, Eva nuk është një protagoniste e vetme e nxjerrë nga një histori e vetme për fatin e keq e vërtetë, ajo është copëza ngjarjesh të mijëra të tilla në Kosovë, që tregon një pjesë të historisë së dhimbshme të jetesës në vend përgjatë asaj periudhe lufte.
Eva është një pjesëz e kësaj ngjarje. Ajo tregon dhe shfaqë traumën e vërtetë të saj dhe shumë grave të tjera përmes, mënyrës se sjelljes, veprës që ajo vendos të bëj vite pas.
Por ajo çfarë kjo Evë, mëson dhe do të donte ta tregonte, është se, dashuria është ajo e cila njeriun e mban lidhur me realitetin, dhe kthen çdo forcë të keq në fuqi të realizimit të kalimit të sfidave në jetë, qoftë edhe ajo për tu përballur me këto që mund ta cenoj atë.
Ajo pa çka shihet si e dobët në sy të parë, në të vërtetën e saj paraqet gruan e fortë që sfidon gjithçka vetëm për të gjetur diçka që ia vlen!