Bislimi i emocionuar me përkrahjen që po e merr ngado, edhe nga shqiptarët në Amerikë

Bislimi i emocionuar me përkrahjen që po e merr ngado, edhe nga shqiptarët në Amerikë

Faton Bislimi, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për deputet të Kuvendit të Kosovës tha se ndihet i lumtur që po merr mbështetje të madhe nga të gjithë, në këtë fushatë zgjedhore.

Ndërkohë që ai çmon çdo përkrahjen nga cilido, ndjehet i emocionuar veçmas edhe me ato mbështetje që po i vijnë nga Amerika.

Ai thotë se ndihet i nderuar për mbështetjen që mori nga Dr. Valmir Bucaj, nga Lladroci i Komunës së Malishevës, djalë dëshmori, Bislimi thotë se ai është krenaria e vendit tonë. Valmiri është shqiptari i vetëm që sot ligjëron në West Point Academy – akademinë ushtarake të SHBA-ve. “Përkrahja nga Valmiri është nder dhe përgjegjësi për mua”, thotë Bislimi.

Valmir Bucaj
Shih: https://www.facebook.com/BislimiFaton/videos/835976196797890/

Bislimi po ashtu përmend edhe përkrahjen që mori nga Florentina Ferati e cila është inxhiniere e sigurisë kibernetike në Facebook. Është shqiptarja e parë që arriti teë punojë në selinë e gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook. “Perkrahja e saj eshte nder i madh”, thotë Bislimi.

Florentina Ferati
Unë jam Florentina Ferati, Inxhiniere e Sigurisë Kibernetike ne Kompaninë Facebook, dhe e diplomuar nga Texas Lutheran University (TLU) me bursë të plotë përmes programit “Arsimim për paqe”, te aranzhuar nga fondacioni I profesorit Faton Bislimi, program i cili hapi dyert për dhjetëra kosovarë që të ndiqnin ëndrrën e tyre.

Faton-in unë tashmë e njoh qe 11 vite, dhe plotfuqishëm e pa dyshim mund te them qe dinjiteti, dituria dhe zotësia e tij janë te rralla e të pakrahasueshme. Fatoni ishte çelësi kyç i derës se mundësive për mua, dhe gjatë këtyre zgjedhjeve ju kisha sugjerua pa pik dyshimi te votoni Prof. Faton Bislimi nëse jeni përkrahës i partisë së kandidaturës tij!

Nga përvoja ime dhe bashkëveprimet e mia me Fatonin, jam plotësisht e bindur qe do te hap shumë mundësi e dyer edhe për ty, dhe do ta drejtojë Kosovën në rrugën e duhur në qeverisjen e re!
Nr. 44 (LDK) Faton Bislimi

Po ashtu, ai tregon se përkrahje që mori edhe nga Teuta Hyseni që është inxhiniere e lartë në Microsoft dhe një ndër shqiptaret me të suksesshme në Amerikë në sektorin e IT-së. “Për sukseset e Teutës kanë shkruar mediumet tona. “Ajo më ka nderuar me këtë përkrahje”, ka thënë Bislimi.

Teuta Hyseni
Tani më Kosova është shumë afër zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke e marr parasysh se si kanë kaluar këto 20 vitet e fundit besoj që tani më jemi të vetëdijesuar se Kosova ka nevojë për lider inteligjent, energjik dhe mbi të gjitha lider me integritet.

Fatmirësisht, besoj që kem kandidat me potencial të ndryshojnë e të ndërtojnë shtetin e Kosovës. Ndër ta ështe Dr. Faton Bislimi

Faton Bislimin e kam njohur ne vitin 2008 kur kisha mbaruar shkollën e mesme. Faton Bislimi mbasi përfundoi studimet bachellor në Universitetin Luteran të Teksasit (Texas Lutheran University) arriti të krijoj miqësi dhe fitoj respektin e profesorëve dhe presidentit të këtij universiteti. Si rezultat, atij iu besua programi I bursave “Arsimim për paqë” ku unë jam njëra prej fituesve të këtyre bursave.

Ky program mundësoj arsimimin e dhjetëra shqiptareve në këtë universitet me bursa të plota. Edukimi është rruga e vetme për vetë-mjaftueshmërinë, një shans për tu ngritur mbi rrethanat dhe të arritur diçka më shumë.

Për më shumë, Faton Bislimi ka te gjitha kualifikimet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe ti shërbej Kosovës dhe juve qytetar të nderuar. Unë me shumë bindje e them që Kosova ka nevojë për njerëz si Faton Bislimi që do sjell një frymë pozitive në qeverinë e ardhshme të Kosovës!
Nr. 44 (LDK) Faton Bislimi

E sponsorizuar

KOMENTE