Sipas disa studimeve nga shkencëtarët britanik, uji dhe mjalta mund të jenë armë të fuqishme kundër infeksioneve urinare, tek pacientët e hospitalizuar, shkruan BBC. Pacientët shumë shpesh kanë të vendosur kateterin për urinë, për të tërhequr urinën e mbetur apo edhe për të monitoruar urinimin.
Megjithatë, këto tube mund të mbledhin baktere të ndryshme kështu duke shkaktuar infeksione.
Shkencëtarët tek Universiteti Southampton, kanë thënë që mjalti i holluar mund të ndaloj disa prej baktereve më të shpeshta të formojnë masë ngjitëse nëpër tuba.
Në teori, një solucion prej mjaltës do të kryente punë për shpëlarjen e kateteve, në mënyrë që të mbetet e pastër përderisa është në funksion.