(2L ONLINE) – Derisa po prisja afër ndërtesës komunale Ku merren dokumente identifikimi e udhëtimi, objekt ky që ndodhet afër Qendrës tregtare “Agmia”, hapa tabletin android dhe fillova gjurmimin në mos gjeja ndonjë rrjet wireless-i të lirë,që do më mundësonte qasje në internet! Dhe bingo. Gjeta plotë qasje vetëm më duhej të kontrolloja për një të lirë.
Me të vërtetë ishin një mori sosh, por që ishin të mbrojtur me password, por se e gjeta edhe një të tillë për qasje të lirë.
Dhe ja cilin e gjeta: Kosovo is Serbia!
Po, po, mu kështu quhej kjo qasje free në wireless!
Më shkoi mendja tek fshati i afërt Shillovë. Por, edhe kaq afër nuk është. ndërsa qasja lidhja në këtë rrjet ishte e mundur sepse kishte shkallë të mjaftueshme valore sa për t’u konektuar në të.
Tani rashë në dilemë se nga dhe ku e kishte burimin kjo simbolikë mohimi të shtetit Kosovë. Në këtë formë dhe në mes Kosove!
/Xhelil ARIFI /2L ONLINE/