Mbrëmë në Prizren ka ndodhur një ngjarjen e rëndë ku një burrë qëlloi për vdekje gruan e tij, Po ashtu brenda 24 orëve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës janë regjistruar raste të reja të dhunës në familje.
Këto duket se kanë ndikuar që deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku – Rexhepi, përmes një postimi në profilin e saj, të reagojë dhe në këtë reagim ajo ka shkruar se apelon në gjyqësi që të dënohet maksimalisht me ligjet tona çdo dhunë dhe mbytje e grave nga bashkëshortët e tyre, transmeton 2LONLINE.
Madje ajo nuk hezitojë të shprehej se do të kishte propozuar aplikimin e dënimit me vdekje!
Ja postim i saj i plotë
Jemi rrugës së gjatë të nisur për në Bashkimin Evropian dhe dënimi me vdekje nuk aplikohet, por vrasjet e bashkëshorteve nga bashkëshortët e tyre që kanë marrë përmasa shqetësuese në Kosovë, pa folur këtu edhe për dhunën e tmerrshme ndaj grave, do të kisha propozuar t’i kisha dënuar me vdekje!
Apeloj në gjyqësi që të dënohet maksimalisht me ligjet tona çdo dhunë dhe mbytje e grave nga bashkëshortët e tyre!
Çifte, duajeni njëri-tjetrin pafundësisht! Nëse nuk shkon bash diçka, dialogoni! Nëse nuk shkon bash hiç, ndajuni!