Policia nuk e ndalë dorën, shqipton afro 1 mijë e 500 gjoba për 24 orë!

Policia nuk e ndalë dorën, shqipton afro 1 mijë e 500 gjoba për 24 orë!

Policia e Kosovës tregohet dorëlirë kur është në pyetje shqiptimi i gjobave ndaj atyre që shkelin rregullat në komunikacion, pasi vetëm brenda 24 orësh ka shqiptuar afro 1 mijë e 500 gjoba, por që as numri i aksidenteve nuk po bije pasi po për 24 orët e fundit janë regjistruar 81 aksidente.

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 81 aksidente trafiku, prej të cilave 30 aksidente me lëndime, ndërsa 51 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 479 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 34 persona, ku në mbajtje janë 24 prej tyre.

KOMENTE