Nëse dhe ju jeni duhanpirës, pasi të lexoni se çfarë konsumoni, shpresojmë të merrni vendimin dhe ta lini cigaren.
Më poshtë janë përbërësit e asaj çfarë thithni nga një cigare:
Emrat hekaminë, acidi stearik dhe kadmiumi nuk ju thonë gjë derisa të mësoni kuptimin e tyre, në foton më poshtë.
Cigaret përmbajnë kadmium nga bateritë, butan nga gazi i lëngshëm, metan nga gazi i kanalizimeve dhe arsenik nga helmi. Ato gjithashtu përmbajnë amoniak nga pastruesi i tualetit, metanol nga karburanti i raketës, hekzaminë nga çakmakët e Barbecue dhe acid stearik nga dylli i qirinjve.
Nëse jeni një duhanpirës i rregullt dhe këto informacione nuk ju bëjnë të lini duhanin, vijoni të lexoni më poshtë se kemi akoma për ju!
Shoqata Amerikane e Kancerit shpjegon se vetëm 20 minuta pas pirjes së duhanit, rrahja e zemrës dhe presionit të gjakut bien. Dy javë më vonë, qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni juaj i mushkërive rritet. Një vit pasi të ndaloni pirjen e duhanit, rreziku i sëmundjes së zemrës përgjysmohet.
Gjithashtu do të vini re se ushqimi do ju shijojë më shumë, goja juaj, flokët rrobat do të kenë aromë më të mirë. Dhëmbët dhe thonjtë do të kthehen nga të verdha në të bardha. E dimë që nuk është e lehtë, por përfitimet do të jenë të mëdha. Do të ndiheni dhe dukeni shumë herë më mire!