“Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës… Gjatë ndërhyrjes janë arrestuar aktivistët tanë” Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni dhe Agron Kabashi”, bëhet e ditur në një reagim të partisë Socialdemokrate (PSD).
Ja reagimi i plotë:
Pushteti policor i Albin Kurtit
Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale.
Gjatë ndërhyrjes kanë arrestuar aktivistët tanë Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni dhe Agron Kabashi dhe kanë përdorur dhunë dhe sprej lotsjellës ndaj aktivistëve të tjerë.
Të lirohen aktivistët menjëherë!