DYLON

Konjufca: Heroi Bahri Fazliu ishte frymëzim për brezin tonë

Konjufca: Heroi Bahri Fazliu ishte frymëzim për brezin tonë
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i heroit të kombit Bahri Fazliu, në 23 vjetorin e rënies heroike të tij.
 
Kryekuvendari Konjufca vlerësoi lart veprën e heroit Bahri Fazliu, duke e renditur atë në mesin e intelektualëve dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit shqiptar, i cili, siç tha ai, si poet, edhe poezinë e kishte frymëzuese, por edhe veprën dhe jetën e tij.
 
“Bahriu ishte një intelektual e patriot, çlirimtar e poet i madh i popullit tonë. Ai edhe poezinë e kishte frymëzuese, por gjithashtu edhe jetën dhe veprën e tij. Ne, brezi ynë, gjithmonë jemi frymëzuar nga jeta, veprimtaria, nga shkrimet e shumta të tij në në revistën ‘Çlirimi’. Ai ishte njëri prej themeluesve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, ndërsa kur erdhi puna, u shqua për kontributin e tij të drejtpërdrejtë dhe të jashtëzakonshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.
 
Kryetari i Kuvendit theksoi se heroi Bahri Fazliu do të kujtohet dhe nderohet gjithnjë, pasi që ai shkroi historinë tonë më të re me penë dhe pushkë, duke rënë në altarin e lirisë së kombit./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.