Në Gjilan, është vënë gurthemeli i Kompleksit për qëndrim ditor për të moshuarit, bujtinë për studentë dhe kuzhinë humanitare në Gjilan.
Ky projekt në vlerë mbi 2.5 milionë euro, financohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Gjilanit.
Çfarë përfshinë ky projekt dhe cili është kapacitetit ka bërë me dije Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
“Projekti përfshin qendrën ditore për të moshuar, bujtinën për studentë dhe kuzhinën humanitare. Ky kompleks do të ofrojë: shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty”, tha Halil Kastrati.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së bashku po ndërtojnë mekanizma efikase për kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për ne. /2LONLINE/