(2L ONLINE) – I kishin para borxh që nuk mund t’ia kthenin dhe kjo si duket e shtynë ta bëjë vetëgjyqësinë, pasi shkon në shtëpinë e borxhliut dhe forcërisht ia merr një lopë nga stalla. E kur policia alarmohet dhe e merr rastin në dorë, ai arrestohet dhe dërgohet ne mbajtje, ndërsa zbardhet edhe arsyeja e një veprimi të tillë.
Rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Krilevë të Kamenicës. Autoritetet policore kanë bërë me dije se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shkuar ne stallën e lopëve prone e viktimës mashkull K/Shqiptar, i cili me force ka mare një lope nga shtalla e viktimës dhe e ka sjelle ne shtëpinë e tij.
“Sipas viktimës, të dyshuarit ja kishte pasur një borxh ne te holla, të cilin borxh nuk kishte mundur qe t’ia kthente e për këtë arsye, i dyshuari kishte vendos qe me forcë t’ia merrte lopën”, thuhet në informatën e Policisë së Kosovës.
Me vendim te prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet ne mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/