DYLON

Maqedonia me shtatë shqiptarë ndaj Spanjës!

Avatar photo Redaksia

Shtatë futbollistë shqiptarë janë pjesë e Maqedonisë, e cila më 8 shtator në Valencia do të luajë me kampionin në fuqi evropian, Spanjën. Përzgjedhësi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski, në përfaqësuese ka ftuar shqiptarë, si: Ardian Cuculi (Partizani i Tiranës), Erxhan Alioski (Shafhausen), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Muhamed Demiri (St.Gallen), Ferhan Hasani (Brondby), Agim Ibraimi (Maribor), dhe Besart Abdurahimi (Lokeren).

Ai e publikoi listën e 23 futbollistëve për ndeshjen e parë eliminatore e vlefshme për Euro 2016 kundër Spanjës. Nidhmëstrajner i përfaqësueses maqedonase është shqiptari Argjend Beqiri. Shqiptarët do të luftojnë për të zënë një vend në përbërjen e parë në përballje me Spanjën. Grumbullimi i parë i përfaqësuesve maqedonase është caktuar më 2 shtator në afërsi të Valencisë. Ndeshja Spanjë-Maqedoni do të luhet me 8 shtator në Valencia, në orën 20.45. Besart Abdurahimi dhe Agim Ibraimi do të janë në repartin e sulmit, ndërsa Ferhan Hasani, Arijan Ademi e Muhamed Demiri si mesfushor dhe në mbrojtje Erxhan Alioski e Ardian Cuculi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.