Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael kafenetë janë të mbyllura dhe stacionet radio-televizive transmetojnë dokumentarë për holokaustit dhe intervista me të mbijetuarit.
Izraeli shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar 6 milionë hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përkujtimet e këtij viti organizohen pas sulmeve fetare në rritje në mbarë botën, duke përfshirë edhe të shtënat në një sinagogë në Kaliforni më 27 prill, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjve, vrasje kjo e organizuar partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945.