Izmi Zeka, nga Partia Demokratikë e Kosovës (PDK), dega në Gjilan, që dikur drejtonte këtë degë, pastaj një kohë edhe Kuvendin Komunal, e kishte pozita edhe në nivelin qendror si zëvendësministër, vlerëson se në Gjilan, subjekti i tij, PDK-ja, do të duhej të qëndrojë në opozitë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Siç dihet tani më, në asamblenë e re komunale të Gjilanit, që përbëhet prej 35 vendeve, PDK-ja, sipas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, ka siguruar, vota të mjaftueshme për vetëm 5 ulëse.
E, Zeka vlerëson se ata kuvendarë të PDK-së duhet të kenë zë dhe rol opozitar në një komunë ku ka fituar Vetëvendosje. “Nuk kemi nevojë si parti që të bëhemi argat të atyre që dje thanë “shko Hashim””, është shprehur Zeka, transmeton 2LONLINE.com/
Ai thotë se Dega e PDK-së në Gjilan, sipas vlerësimi të tij, duhet të mendoj për mandatin e ardhshëm pas katër viteve.
Zeka ka shtuar tutje se është e rëndësishme që brenda strukturës së saj, PDK-ja duhet të ketë një refresh duke i afruar potencialet e gjithë qytetit me vizion për zhvillimin dhe prosperimit të qytetit.
“PDK në Gjilan duhet të qëndroj në opozitë për shumë arsye që sot nuk do i përmendi. Prandaj pa hyrë shumë ne elaborim është e shëndetshme për PDK-në edhe pse gjatë në opozitë të rri dhe të vlerësojë për gabimet e bëra gjatë këtyre viteve në raport me konkurrencën që ishte dhe është në Gjilan”, është shprehur Izmi Zeka i PDK-së. /2LONLINE.com/