DYLON

Raportohen dy raste të dhunës në familje

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të dhunës familjare të regjistruara në statistikat policore të raportit policor të 24 orëve të fundit.

Njëri rast është në Gjilan dhe tjetri në Novobërdë.

EkoHigjiena

Në rastin e Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.

Në rastin e Novobërdës,  është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi.

Ja raporti i policisë:

DHUNË FAMLILJARE

·         Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Novobërdë, 16.11.2021 – 16:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.