PDK-ja e Gjilanit do ta ketë Izmi Zekën, anëtar i Këshillit Drejtues dhe nënkryetar i Degës, njërin nga kandidatët për deputet, që do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen me 11 qershor. Zeka e konfirmon këtë për 2LONLINE dhe thotë se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme.
“PDK në krye me Kadri Veselin është e përgatitur për t’i fituar edhe këto zgjedhje dhe për të ruajtur traditën e fitoreve. Vlerësojë se qytetarët e Kosovës, më shumë se kurrë kanë nevojë për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane dhe për një jetë e cila është standard i vendeve të BE-së”, ka thënë Zeka shkruan 2lONLINE.
Ai u shpreh i bindur se pikërisht këto mund të bëhen me Kadri Veselin kryeministër të vendit, prandaj, siç thotë Zeka, edhe “Fillimi i ri”, është një etapë e re në PDK.
“Reformat që po i bënë PDK-ja, janë sinjali më i mirë se si një parti, e cila ka përkrahjen e qytetarëve, punon dhe vepron vetëm për interesa të qytetarëve. Kësaj radhe në këto zgjedhje do të jem kandidat për deputet, për të përfaqësuar Gjilanin”, thotë Zeka i PDK-së.